Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Media britanike: Shqipëria mes vendeve më mahnitëse për zbulime kulturore
Bota jonë është e madhe, e bukur dhe emocionuese, kryesisht sepse është e përbërë nga një diversitet kulturash, shkruan Elise Christian në të përditshmen britanike “Rest Less”. Kultura është thelbësore për ekzistencën njerëzore dhe përshkruan besimet, vlerat dhe traditat e përbashkëta me të cilat jeton çdo komunitet. Udhëtimi në vende me kultura ndryshe nga e jona mund të jetë jashtëzakonisht i dobishëm. Jo vetëm që ofron perspektiva të reja mbi botën, por gjithashtu mund të na ndihmojë të krijojmë lidhje të pasura dhe kuptimplote me një gamë njerëzish. Nëse dëshironi të shijoni muzikën “mariachi” në Meksikë, të eksploroni majat dramatike të Shqipërisë apo të bëni një ekskursion në “Fushat e Vrasjes” në Kamboxhia, ju rekomandojmë 13 vendet më mahnitëse për zbulime kulturore. Shqipëria Ndërsa Shqipëria...