Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Presidenti i Sirisë pritet nga Trump në Shtëpinë e Bardhë
Në një zhvillim që shënon një ndryshim të rrënjësor në marrëdhëniet ndërkombëtare, Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan një pezullim të pjesshëm të sanksioneve kundër Sirisë për 180 ditë të tjera, menjëherë pas një takimi historik në Shtëpinë e Bardhë midis presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij sirian Ahmed al-Sharaa. Kjo është vizita e parë e një presidenti sirian në Uashington që nga shpallja e pavarësisë së Sirisë në vitin 1946 dhe vjen pas rënies së regjimit të Bashar al-Assad në dhjetor 2024, e cila hapi rrugën për një qeveri të re që synon normalizimin me Perëndimin. Një takim pa ceremoni, por me peshë gjeopolitike Mbërritja e al-Sharaa në Shtëpinë e Bardhë u zhvillua pa ceremoni publike, pa flamuj apo korte protokollare –...