Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Klodian Tomorri: Aeroporti i Vlorës nuk nis dot punën, për sa kohë ka sherr mes Pacollit dhe Ademit!
Gazetari Klodian Tomorri, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për aeroportin e Vlorës, fati i të cilit tashmë nuk dihet, për shkak të konfliktit mes aksionerëve dhe hetimeve të Prokurorisë. Tomorri deklaroi se aeroporti nuk mund të nisë funksionimin, edhe nëse përfundon pista dhe godinat, pasi mungon menaxhimi, ngërç që nuk mund të zgjidhet për sa kohë aksionerët Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi janë në sherr. “E para është ndërtimi i aeroportit dhe pastaj vënia në funksion. Aeroporti po ndërtohet, por çështja është që nuk vihet dot në punë, për shkak të sherrit mes aksionerëve. Asnjëri prej kompanive që kanë koncesionin e aeroportit të Vlorës, nuk ka ekspertizën e operimit të një aeroporti. Pacolli ka ndërtuar aeroporte, por nuk ka...