Afera “Partizani”, Apeli i GJKKO rrëzon Jamarbër Malltezin, mbetet në arrest shtëpie, sot seanca paraprake, vendoset…

Afera “Partizani”, Apeli i GJKKO rrëzon Jamarbër Malltezin, mbetet në arrest shtëpie, sot seanca paraprake, vendoset…

Rigels Seliman Apeli i Gjykatës së Posaçme (GJKKO) ka rrëzuar dje kërkesën e dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezit për revokim mase sigurie dhe e lë në “arrest shtëpiak”. Afera me privatizimin e ish-kompleksit “Partizani” kishte dje seancën e radhës, teksa pasi dëgjoi pretendimet, gjykata la në fuqi masën. Dhëndri i Sali Berishës, edhe ky i pandehur për këtë dosje për korrupsion, por me masën detyrim paraqitjeje, kërkoi për të disatën herë ndryshimin e masës shtrënguese. Malltezi ishte lënë për herë të fundit në këtë masë më 24 janar të këtij viti, teksa iu rrëzua për të disatën herë kërkesa për ndryshim mase. Në muajin mars Malltezi bëri kërkesë për revokim të kësaj mase në Apelin e GJKKO-së. Ndërkohë që ditën e sotme do...