Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Berisha në SPAK për 21 Janarin/ Klodiana Lala: SPAK po heton për urdhëruesin e vrasjeve! Do të jetë e vështirë, por…
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emision foli për thirrjen e ish kryeministrit Berisha në SPAK për hetimet që po zhvillohen lidhur me vrasjet e protestuesve në 21 Janar. Lala tha se fokusi i hetimit të SPAK është fakti se kush ka urdhëruar vrasjet, por shtoi se kjo do të jetë mjaft e vështirë për t’u provuar, ndërkohë që deklaroi se janë mjaft të rëndësishme edhe dëshmitë e dëshmitarëve. “Zoti Berisha është thirrur si person që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes. I është drejtuar letra në tre adresa, në banesë, në Kuvend dhe në selinë e PD-së. Ai pavarësisht pretendimeve, e ka marrë fletë-thirrjen dhe duhet të paraqitet ditën e premte. Duhet të keni parasysh që SPAK u vu në lëvizje pas kallëzimit të bërë...