Trump kërcënon BBC, stuhi dorëheqjesh në media. Drejtuesit kërkojnë falje

Trump kërcënon BBC, stuhi dorëheqjesh në media. Drejtuesit kërkojnë falje

Donald Trump i shkruan BBC duke kërcënuar zyrtarisht me aksion ligjor lidhur me montazhin e dy pasazheve të ndara të fjalimit të tij të vitit 2021 në një dokumentar; një veprim ky i bërë për të fuqizuar idenë se republikani i kishte kërkuar mbështetësve të tij të sulmonin Capitol Hill. Një stuhi e vërtetë ka përfshirë median britanike, teksa drejtori i përgjithshëm, Tim Davie, dhe drejtoresha e lajmeve, Deborah Turness, u dorëhoqën të dielën në mbrëmje, pasi një memo e bërë publike kritikonte dokumentarin mbi Presidentin. Memo-ja e shkruar nga ish-këshilltari i BBC, Michael Prescott, pretendonte se programi kishte montuar së bashku dy pjesë të fjalimit, në mënyrë që Presidenti të dukej sikur inkurajonte manifestuesit në janar të 2021. Dorëheqja e dy drejtuesve të lartë...