21 janari/ Nazarko: Berisha e ka shumë të vështirë, të thotë të vërtetën e asaj ngjarjeje

21 janari/ Nazarko: Berisha e ka shumë të vështirë, të thotë të vërtetën e asaj ngjarjeje

Analisti Mentor Nazarko, duke komentuar thirrjen e Sali Berishës nga SPAK, në kuadër të hetimeve për 21 janarin, u shpreh se ish-kryeministri duhet të thotë përpara drejtësinë të vërtetën e vet për këtë ngjarje kaq të rëndë. “Dy momente duhen evidentuar, mendoj unë, që në lidhje me zotin Berisha, SPAK-u po lëviz në dy çështje. Një çështje është çështja e privatizimit të klubit “Partizani”, në të cilin përgjegjësia e tij ngjan domethënë kryesisht e tipit favorizues, por që është vështirësisht e mbrojtshme, po flasim pikëpamjet e vërtetimit të përgjegjësisë drejtpërdrejt. Zoti Berisha, në qoftë se ka ndodhur favorizim, ka ndodhur nëpërmjet vendimeve të Këshillit të Ministrave. Megjithatë, ajo çështje u hap. 21 janari është një nga çështjet më tragjike që e ka njollosur demokracinë shqiptare....