Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Digjet mobileria në Vlorë, autori i maskuar i vë flakën biznesit dhe arratiset
Një zjarr i qëllimshëm ka shkrumbuar plotësisht një mobileri në qytetin e Vlorës në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00, kur një person ende i paidentifikuar, i kamufluar me veshje të errëta, ka thyer xhamin e dyqanit dhe më pas e ka spërkatur ambientin me lëndë djegëse (benzinë). Pas vetëm pak sekondash, objekti është përfshirë nga flakët që kanë shkatërruar gjithçka brenda. Forcat zjarrfikëse dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje, por mobileria është djegur tërësisht. Ndërkohë, policia nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar për ngjarjen.