Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Balluku nën hetim nga SPAK/ Ish-prokurori Beci sqaron procedurën
Pas publikimit të përgjimeve dhe nisjes së hetimeve nga SPAK, një nga pyetjet më të mëdha që po shtrohet është nëse zv.kryeministrja Belinda Balluku mund të përfundojë në burg. Ish-prokurori Eugen Beçi, ka sqaruar sot në një studio televizive se një skenar i tillë nuk është domosdoshmërisht i detyrueshëm, pasi gjithçka varet nga vepra penale për të cilën ajo akuzohet dhe niveli i rrezikshmërisë së saj juridike. “Jo domosdoshmërisht. Nuk hyn te ato veprat penale që kanë një marzh të lartë dënimi. Akuza për shkelje të barazisë në tendera, për shembull, nënkupton se SPAK ka lidhur procedurën e një tenderi me komunikime, apo marrëdhënie që mund të kenë ndikuar në procesin e përzgjedhjes,” tha Beci. Sipas tij, nëse hetimi nis për shkelje administrative apo korrupsion...