Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Banorët mblidhen tek Komisariati i Pogradecit, kërkojnë lirimin e 27-vjeçarit që u përplas tek Bashkia: Mbrojti interesin publik
Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur këtë të hënë në ambientet e Bashkisë së Pogradecit, ku gjatë një mbledhjeje të Këshillit Bashkiak me prezencë të qytetarëve, një 27-vjeçar ka sulmuar fizikisht një prej anëtarëve të këshillit. Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Kevi Muçllari, 27 vjeç, banues në Pogradec, i dyshuar për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”. Shumë banorë janë mbledhur jashtë komisariatit të Pogradec, ku kërkuan lirimin e Kevi Muçllarit, pasi sipas tyre, ai mbrojti interesin publik ndërsa këshilltari Engjëll Shyti provokoi situatën dhe goditi i pari banorin. “Arrestimi i bërë për shtetasin Kevi Muçllari nuk është në mbështetje të ligjit, së pari për faktin se nuk ishte që kemi të bëjmë me goditje; ka pasur shtyrje të përbashkët. Nuk është provokuar...