Banda shqiptare dhe një spanjoll, para gjykatës për kultivimin e kanabisit në Katalonjë

Banda shqiptare dhe një spanjoll, para gjykatës për kultivimin e kanabisit në Katalonjë

Gazeta spanjolle, CRONICA GLOBAL ka shkruar një artikull, ku tregon me detaje sesi banda shqiptare mbushte Katalonjën me kanabis. Në artikull theksohet se operacioni policor i dha fund aktivitetit të rrjetit, por kapitulli vendimtar do të zhvillohet tani, në gjykata. Mes grupit shqiptar ndodhet edhe një shtetas spanjoll, ku së bashku me bandën shqiptare, përballen me akuza për pjesëmarrje në grup kriminal, trafik të kanabisit, vjedhje të energjisë elektrike dhe posedim të paligjshëm armësh. CRONICA GLOBAL thotë ndër të tjera se organizata përbëhej nga dy grupe të dallueshme, por të ndërlidhura, të cilat kishin ngritur tre plantacione të mëdha, në Santa Coloma de Cervelló, Granollers dhe Vallirana. Dhe në të gjitha këto vende u zbuluan lidhje të paligjshme me rrjetin elektrik, sisteme trefazore dhe pajisje të...