Diddy mohon akuzat se konsumoi alkool në burgun e Fort Dix

Diddy mohon akuzat se konsumoi alkool në burgun e Fort Dix

Sean “Diddy” Combs ka mohuar kategorikisht akuzat se është kapur duke konsumuar alkool brenda burgut federal Fort Dix në New Jersey, ku ndodhet aktualisht i dënuar. Mohimi erdhi përmes ekipit të tij ligjor, pasi pak ditë më parë portali TMZ publikoi një raport ku pretendohej se artisti kishte prodhuar alkool në qeli, duke përdorur lëngje freskuese, sheqer dhe mollë. “Thashethemet që pretendojnë se z. Combs është kapur me alkool janë plotësisht të pavërteta,” thuhej në deklaratën e publikuar nga avokatët e tij në platformën X. “Ai është i fokusuar vetëm që të bëhet versioni më i mirë i vetes dhe të kthehet pranë familjes së tij.” Edhe pse burime thanë për TMZ se Diddy kishte “probleme me gardianët”, një zyrtar i burgut deklaroi se “nuk...