Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
U morën 35 ha tokë, banorët protestë para komisariatit të Pogradecit ku u arrestua shoku i tyre. Grushtoi këshilltarin PS
Banorët e fshatit Çerravë janë mbledhur jashtë komisariatit Pogradecit ku ndodhet i arrestuar Kevi Muçllari, i cili pas vendimit të Këshillit Bashkiak të Pogradecit, që u merrte banorëve të zonës 35 hektarë toke, u përfshi në përplasje fizike me këshilltarin socialist. Avokati Endri Çela, tha se nuk jemi në kushtet e një goditje klasike për shkak të detyrës. Ai tha se do kërkojë që arrestimi të quhet I paligjshëm. Arrestimi i bërë për shtetasin Kevi Muçllari nuk është në mbështetje të ligjit së pari për faktin se nuk ishte që kemi të bëjmë me goditje ka pasur shtyrje të përbashkët. Nuk është provokuar nga ana e Kevit mosmarrëveshja apo konflikti për aq sa mund ta quajmë konflikt dhe nuk jemi në kushtet e një goditje klasike...