Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Sfida e banorëve të Dukagjinit, rrezikojnë jetën për të shkuar në shtëpi
Dhjetëra banorë të zonës së Dukagjinit duhet të kalojnë në një rrugë të amortizuar për të kryer nevojat e përditshme jetike dhe të kthehen në banesat e tyre. Sikur të mos mjaftojë i gjithë segmenti rrugor që lë shumë për të dëshiruar, veçanërisht nga ana e sigurisë, në vendin e quajtur Karmë e Kirit një rrëshqitje gurësh dhe mungesa mirëmbajtjes minimale nga pushteti lokal e ka bërë akoma më të rrezikshme këtë rrugë. Shoferi i furgonit që transporton pasagjerë nga zona e Dukagjinit drejt Shkodrës dhe anasjelltas ka treguar vështirësitë e kësaj rruge. “Rruga është skandal siç e sheh edhe vetë. Demek e kanë riparu, por s’kanë riparu gja në ta. Është bërë më zi se u kanë. Është shumë e rrezikshme, ka shumë rrëshqitje...