Sherr me thikë në Vlorë, plagoset 30-vjeçari dërgohet në spital

Sherr me thikë në Vlorë, plagoset 30-vjeçari dërgohet në spital

Një përleshje me motive të dobëta ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “24 Maji” në Vlorë, ku një shtetas ka mbetur i plagosur. Rreth orës 20:00, B. S., 30 vjeç, u dëmtua me një mjet prerës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital. Policia lokale ka ndërmarrë menjëherë veprimet, duke identifikuar dhe shoqëruar personat e dyshuar përfshirë në konflikt në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.