Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Dy të vrarë dhe 5 të plagosur, masakra e Kretës risjell dhe njëherë në vëmendje debatin e armëmbajtjes në Greqi
Masakra që ndodhi së fundmi në fshatin Vorizia në Kretë ka rikthyer në fokus çështjen e armëve dhe të drejtës për vetëmbrojtje në Greqi. Ngjarja me dy të vdekur dhe 5 të plagosur që tronditi komunitetin lokal, rezultoi me arrestimin e disa personave dhe ngritjen e akuzave ndaj tre të dyshuarve. Autoritetet gjetën armë dhe fishekë në vendstrehime të lidhura me incidentin, ndërsa janë ende në zhvillim procedurat gjyqësore. Ngjarjet e dhunshme nxorën në pah shqetësime për praninë e armëve, ligjshmërinë e tyre dhe mentalitetin e vjetruar të hakmarrjeve, i cili ende ekziston në disa zona rurale të Kretës. Në planin politik, çështja e armëve u bë menjëherë objekt polemike. Në fillim kreu i partisë «Zgjidhja Greke», Kyriakos Velopoulos, ka propozuar lehtësimin e aksesit te...