Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Sherri në Këshillin Bashkiak, arrestohet 27-vjeçari
Kronikë E Hënë, 10 Nëntor 2025 20:32 Policia e Shtetit bën me dije se ka arrestuar Kevi Muçllarin, qytetarin i cili sot u përplas fizikisht me Engjëll Shytin, këshilltarin demokrat të Këshillit Bashkiak Pogradec. 27-vjeçari akuzohet për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, shtetasin K. M., 27 vjeç, banues në Pogradec. Më datë 10.11.2025, rreth orës 14:25, në ambientet e Bashkisë Pogradec, gjatë zhvillimit të një mbledhjeje nga Këshilli Bashkiak me prezencën e qytetarëve, ky shtetas fillimisht ka debatuar dhe ofenduar anëtarët e Këshillit Bashkiak, dhe më pas ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit E. Sh., 47 vjeç, anëtar i Këshillit Bashkiak, duke...