Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
FOTO+EMRI/ Zbulohet identiteti i trupit të djegur në Greqi — shqiptari 27-vjeçar që u zhduk pa gjurmë
Është zbuluar identiteti i shqiptarit për të cilin autoritetet greke po presin analizat e ADN-së, nëse është i njëjti person me trupin e gjetur të ekzekutuar dhe më pas të djegur në zonën e Skourtas, në Viotia të Greqisë. Bëhet fjalë për 27-vjeçarin Sulo Astrit Halili, me origjinë nga Becishti i Tepelenës, i cili rezulton i zhdukur prej pasdites së 4 nëntorit. Ai kishte ikur nga banesa e tij në Halkida dhe prej atëherë nuk ka dhënë asnjë shenjë jete. Mjeti i tij është gjetur më pas i braktisur në zonën e Vilias, në Athinë. Sipas përshkrimit të familjarëve, Halili ka flokë të shkurtër ngjyrë kafe të errët, sy kafe, është 1.70 metra i gjatë, i dobët, me mjekër dhe një tatuazh në krahun e...