Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Tronditëse/ Burgu famëkeq i Ekuadori kthehet në varrezë nga lufta mes bandave! 31 të dënuar të vrarë, 27 prej tyre të varur me litar..
Të paktën 31 të dënuar janë gjetur të vdekur në një burg në jug të Ekuadorit, 27 prej të cilëve të varur në litar. Viktimat u regjistruan si pasojë e një lufte mes bandave rivale në burgun El Oro, në qytetin Maçala, që shpërtheu ditën e diel. Si pasojë e akteve të dhunës, 30 persona të tjerë mbetën të plagosur. Oficerët e sigurisë, të cilët hynë në burg disa orë më vonë gjetën fillimisht 4 të vrarë dhe më pas të tjerët që ishin varur në katin e tretë të godinës. Burgjet e tejmbushura të Ekuadorit janë kthyer në skena të përleshjeve të dhunshme të bandave, që në vitet e fundit kanë lënë disa qindra të vdekur. Shërbimi i burgjeve të vendit njoftoi se përplasjet ishin shkaktuar nga planet e...