Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Skandal ushqimor/ AKU godet supermarketet, zbulohet çokollata e kontaminuar me insekte
Rrjeti i supermarketeve “Diambe” në qytetin e Durrësit ka shitur për qytetarët çokollata me insekte. Çokollata Talarki Money Euro 100 g, që në dukje ka pamjen e monedhave europiane, në cilësi nuk është e tillë dhe këtë e konstatojnë insektet që janë brenda saj. AKU, pasi ka realizuar inspektimin në magazinën e supermarketit “Diambe” në Katund të Ri të Durrësit, përveçse bllokimit, ka dërguar katër kampione të kësaj çokollate për analiza laboratorike pranë ISUV, për të mësuar më tepër mbi ngarkesën mikrobiologjike të saj. Polikesen Drazho i AKU-s u shpreh: “Në këtë rast është konstatuar një sasi çokollate që u denoncua për prani të krimbave, ky është një tregues fizik. Sasia e importuar është 2208 copë produkt, e importuar nga Polonia. Aktualisht nga AKU, ku...