Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
EMRI/ Sherri në Këshillin Bashkiak në Pogradec, arrestohet qytetari që goditi punonjësin
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të hënë në ambientet e Bashkisë së Pogradecit, ku gjatë një mbledhjeje të Këshillit Bashkiak me prezencë të qytetarëve, një 27-vjeçar ka sulmuar fizikisht një prej anëtarëve të këshillit. Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Kevi Muçllari, 27 vjeç, banues në Pogradec, i dyshuar për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”. Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur më 10.11.2025, rreth orës 14:25. Muçllari fillimisht ka debatuar dhe ka ofenduar anëtarët e Këshillit Bashkiak, ndërsa më pas ka goditur me grusht anëtarin e këshillit, shtetasin E. Sh., 47 vjeç. Në njoftimin e policisë thuhet: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, shtetasin Kevi Muçllari,...