BBC është shkatërruar nga ‘të çmendurit’ e majtë që besojnë se burrat mund të prodhojnë qumësht

BBC është shkatërruar nga ‘të çmendurit’ e majtë që besojnë se burrat mund të prodhojnë qumësht

Nga Brendan O’Neill, SPECTATOR Kalbëzimi në BBC është më i rëndë nga sa e mendojnë njerëzit. Është diçka shumë më serioze sesa shtrembërimi i herëpashershëm i fakteve për të goditur ndonjë politikan që BBC e urren, si Donald Trump – një akt keqpërdorimi gazetaresk për të cilin tani kanë dhënë dorëheqjen drejtori i përgjithshëm, Tim Davie, dhe drejtoresha e lajmeve, Deborah Turness. Problemi më i thellë është se BBC-ja është korruptuar aq shumë nga ideologjitë e momentit, sa tashmë është e gatshme të djegë vetë të vërtetën në shërbim të asaj ideologjie. Ajo është dehur aq fort me mendësinë e “të menduarit të drejtë”, sa është e gatshme të promovojë edhe marrëzi si “qumështi i gjirit mashkullor”, vetëm që të mbetet në harmoni me ideologët...