Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Kosovë/ Zgjedhjet kushtojnë rreth 18 mln euro, KQZ-ja paralajmëron se…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, thotë se nuk ka buxhet për organizimin edhe të një palë zgjedhjeve të reja, nëse deri më 19 nëntor dështon për herë të dytë formimi i qeverisë. Afro 18 milionë euro i kanë kushtuar buxhetit të shtetit organizimi i zgjedhjeve nacionale në fillimvit dhe ato lokale më 12 tetor, përkatësisht më 9 nëntor. Nëse brenda këtij viti vendit i imponohen edhe një palë zgjedhje, atëherë Komisioni Qendror Zgjedhor do të përballet me një tjetër sfidë, meqë zyrtarët e saj kanë thënë se nuk kanë në dispozicion mjete financiare. Nëse edhe i mandatuari i dytë, Glauk Konjufca, dështon që deri më 19 nëntor të formojë Qeverinë, zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen më së largu në pjesën e dytë të...