Goditi me grusht këshilltarin bashkiak, arrestohet 27-vjeçari, Qëndresa Qyteare kërkon lirimin e tij

Goditi me grusht këshilltarin bashkiak, arrestohet 27-vjeçari, Qëndresa Qyteare kërkon lirimin e tij

Kevi Muçllari-pamje nga sherri POGRADEC- Kevi Muçllari, banor i Çërravës, i cili u përplas fizikisht me Engjëll Shyti këshilltarin e PD-së në Këshillin Bashkiak të Pogradecit, është arrestuar nga policia. Uniformat blu bëjnë me dije se 27-vjeçari akuzohet për "goditje për shkak të detyrës". Në njoftim, bëhet me dije se Muçllari fillimisht ka debatuar dhe ofenduar anëtarët e Këshillit Bashkiak dhe më pas ka goditur me grusht Shytin.   Njoftimi: Pogradec/ Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, shtetasin Kevi Muçllari, 27 vjeç, banues në Pogradec. Më datë 10.11.2025, rreth orës 14:25, në ambientet e Bashkisë Pogradec, gjatë zhvillimit të një mbledhjeje nga Këshilli Bashkiak me prezencën e qytetarëve, ky shtetas fillimisht ka...