Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Zgjedhjet e pjesshme/ Koka: Mesazh për forcat politike
Gazetari Bledian Koka ka folur për zgjedhjet e pjesshme dhe për humbjen e thellë të kandidatëve të pavarur. Gazetari theksoi se ky ishte një mesazh për të gjitha forcat politike se se kur bëhet fjalë për garë politike kandidati nuk duhet të jetë apolitik. “Nuk bën lajm asnjë çudi. Do të duhet të diskutojmë nëse ka nevojë për një ligj mbi pjesëmarrjen, nëse duhet të quhet e ligjshme, në këtë proces zgjedhor u pa nga ana e opozitës njëfarë qasje, dhe qytetarët e patën mundësinë. Ndërkohë që në Vlorë votohej, qyteti përmbytej dhe nuk pashë njeri të nxitonte të votonte. I dhanë mesazh të gjitha forcave politike se kur bëhet fjalë për garë politike kandidati nuk duhet të jetë apolitik”, tha Koka.