Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
A do ketë bonus fundviti për pensionistët në 2026? Malaj: Nuk është parashikuar, por do varet nga…
petrit malaj TIRANË- Ministri i Financave, Petrit Malaj, foli për projektbuxhetin e vitit 2026 në Komisionin Parlamentar të Bujqësisë. I pyetur nga deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, nëse pensionistët do të marrin bonus në fundvitin që vjen, Malaj tha se një gjë e tillë nuk është parashikuar. Megjithatë, ministri i financave theskoi se përcaktuese për bonusin e dhjetorit 2026 do të jetë rritja ekonomike e vendit. "Në varësi të rritjes ekonomike do të vendosim nëse do të japim bonus fundviti në vitin 2026. Në projektbuxhet nuk është parashikuar, por me akt normativ në varësi të rritjes ekonomike do japim bonusin. Bonusi kalkulohet në varësi të ecurisë ekonomike, dhe në atë varësi deri në fund të vitit tjetër, do të vlerësojmë nëse ekonomia ka performuar mirë patjetër që...