Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
DOKUMENTET / Asim Vokshi, agjent? Investigimi rrëzon lajmin: KED ka zbatuar ligjin për gjyqtarin
Një investigim i posaçëm ka analizuar në detaje akuzat e bëra publike nga mediat në lidhje me gjyqtarin Asim Vokshi dhe Këshillin e Emërimeve në Drejtësi (KED), përfshirë edhe pretendimet se ky i fundit ka fshehur informacione të rëndësishme mbi integritetin e kandidatit. Hetimi ka siguruar një sërë dokumentesh zyrtare, përfshirë vendime të KED-së, korrespondencë me agjenci shtetërore që hedhin dritë mbi zhvillimet reale të çështjes. Çfarë rezulton nga dokumentet zyrtare Sipas dokumenteve të siguruara nga investigimi, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, me Vendimin nr. 14, datë 17.06.2025, kishte kërkuar informacion për kandidatin Asim Vokshi nga të gjitha organet përgjegjëse për sigurinë dhe integritetin publik, përfshirë AKSIK, AMP, AIDSSH, SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme.Të gjitha këto institucione – sipas përgjigjeve zyrtare – nuk kishin konstatuar asnjë...