Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Heq magjitë, shëroj kancerin”/ Një ish-model që u bë prift dhe ‘bekonte’ qytetarët me kokainë, detaje tronditëse nga skandali në…
Detaje të reja janë zbuluar nga skandali në Greqi, ku një prift që shërbente në zonën e Atikës, u kap me kokainë dhe kanabis, që i fshihte brenda kishës, teksa rezultoi se ishte pjesë e një bande kriminale. Prifti i rremë 46-vjeçar ishte shkarkuar nga Kisha e Greqisë, por vazhdonte ta paraqiste veten herë si prift dhe herë si “Kryepeshkopi i Kalendaristëve të Vjetër”. I akuzuari dyshohet se rrëfeu para policisë se fshihte drogën në kishë dhe pretendoi se ai vetë ishte përdorues droge. Sipas raportimeve nga mediat greke, drejtuesja e bandës foli rreth mënyrës se si iu afrua 46-vjeçarit dhe e bindi atë të bashkëpunonte. Hetimi i Policisë tregon se ajo ishte përgjegjëse për rekrutimin e anëtarëve të organizatës kriminale dhe ofrimin e udhëzimeve të plota...