Goditet një nga rrjetet më të fuqishme shqiptare të drogës në Itali

Goditet një nga rrjetet më të fuqishme shqiptare të drogës në Itali

Bota E Hënë, 10 Nëntor 2025 18:31 Policia italiane ka finalizuar një operacion të suksesshëm antidrogë në provincën e Bolonjës, duke çmontuar një rrjet të mirëorganizuar të trafikut të lëndëve narkotike me përfshirje të shtetasve shqiptarë. Operacioni u zhvillua në zonën e Funo di Argelato, pas një hetimi të gjatë që çoi në identifikimin e bazës së grupit dhe sekuestrimin e: 20 kilogramëve hashash, 1 kilogrami marijuana, 179.66 gramë hashash shtesë, 44,500 euro në para të gatshme dhe Materialeve për paketimin e drogës. Më 5 nëntor 2025, policia italiane vendosi një shërbim mbikëqyrjeje pranë një apartamenti të dyshuar si qendër shpërndarjeje. Gjatë vëzhgimit, u identifikuan dy shtetas shqiptarë — një 20-vjeçar dhe një 34-vjeçar — duke kryer një shkëmbim të dyshimtë pranë Via San Giobbe....