Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Kreu 20 ditë burg, Sarkozy thyen heshtjen pas lirimit: E vërteta do të triumfojë!
Bota E Hënë, 10 Nëntor 2025 19:09 Vetëm 20 ditë qëndroi në burg ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy. Në një reagim të parë, ai falënderoi të gjithë ata që e mbështetën gjatë kohës së vështirë. Ai gjithashtu njoftoi se tani do të fokusohet në përgatitjen për apel. “E vërteta do të triumfojë. Është diçka e qartë që jeta na mëson. Mijëra shprehje mbështetjeje më kanë tronditur dhe më kanë dhënë forcën për të duruar këtë përvojë të vështirë. Ligji është zbatuar. Tani do të përgatitem për apel. Energjia ime është përqendruar ekskluzivisht në vërtetimin e pafajësisë sime. Ajo që mbetet është të shkruajmë fundin e historisë”,-shkruan ish-presidenti.