“E vërteta do të triumfojë”/ Sarkozy reagon për herë të parë pas daljes nga burgu: Fundi i historisë mbetet për t’u shkruar

“E vërteta do të triumfojë”/ Sarkozy reagon për herë të parë pas daljes nga burgu: Fundi i historisë mbetet për t’u shkruar

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy ka falënderuar publikisht të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë periudhës së vështirë në burg me anë të një mesazhi në rrjetet e tij sociale.  “Ndërsa rikthej lirinë dhe familjen time, dua t’u them të gjithëve që më kanë shkruar dhe më kanë mbrojtur, se jam thellësisht mirënjohës. E vërteta do të triumfojë. Ky është një fakt që na e mëson jeta”, shkroi ai në X.  Ai shtoi se tani fokusi i tij tani është përgatitja e apelimit.  “Ligji u zbatua. Tani do të përgatitem për apel. E gjithë energjia ime është e përqendruar në provimin e pafajësisë sime. Mbetet vetëm të shkruhet fundi i kësaj historie”, tha Sarkozy.  Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy u lirua nga burgu pasi një gjykatë në Paris vendosi që ai mund të lirohet ndërsa...