Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Tentuan të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme, ndalohen tre persona në Korçë
Policia ka nisur procedimin penal për tre persona në qytetin e Korçës. Ata u ndaluan nga forcat blu, pasi po tentonin të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme. Tre personat 21, 41 dhe 52 vjeç u ndaluan për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”. Ndaj tyre ka nisur procedimi penal, ndërsa policia po heton më shumë mbi rastin. Njoftimi i policisë Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit A. L., 21 vjeçe, banuese në Pogradec, A. B., 41 vjeç, banues në Shkodër dhe S. J., 52 vjeç, banues në Maliq, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të...