Kina dhe SHBA-ja pranojnë të ndalojnë tarifat e ndërsjella portuale

Kina dhe SHBA-ja pranojnë të ndalojnë tarifat e ndërsjella portuale

Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë pranuar të ndalojnë tarifat e ndërsjella portuale, që kërcënuan të sillnin pengesa ndaj rrugëve tregtare globale. Duke filluar prej 10 nëntorit, tarifat e ndërsjella portuale të zbatuara kohët e fundit, do të pezullohen për të paktën një vit. Ky shihet si një hap i rëndësishëm në zbutjen e mosmarrëveshjes tregtare ndërmjet Kinës e ShBA-së, por ai ende lë çështje kryesore të pazgjidhura.