Një mbrëmje me “Kapedanin”,  klasiku që bashkon brezat në Kino Armata

Një mbrëmje me “Kapedanin”, klasiku që bashkon brezat në Kino Armata

Më 12 nëntor, nga ora 19:00, në Kino Armata do të shfaqet filmi klasik shqiptar “Kapedani”, si pjesë e ciklit “Netët e Filmit Shqiptar”.Ky program kulturor zhvillohet në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Kosovë dhe Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit, me synim promovimin e trashëgimisë kinematografike shqiptare për publikun kosovar. “Kapedani” mbetet një nga filmat më të dashur të kinemasë shqiptare. Historia e Sulos, luftëtarit me mustaqe të bardha që përpiqet të kuptojë pse gratë po fitojnë të njëjtat të drejta si burrat, është kthyer në simbol të një epoke të artë të Kinostudios “Shqipëria e Re”. Filmi spikat për trajtimin e guximshëm dhe me humor të temës së ndryshimeve shoqërore, duke u dalluar nga prodhimet e tjera të kohës, shpesh të...