Shkatërrohet banda e drogës/ Arrestohen tre shqiptarë, u sekuestrohet…

Shkatërrohet banda e drogës/ Arrestohen tre shqiptarë, u sekuestrohet…

Një tjetër goditje e fortë iu dha trafikut të drogës në Itali. Pasditen e së mërkurës, më 5 nëntor 2025, policia italiane zhvilloi një operacion të suksesshëm në zonën Funo di Argelato, duke çmontuar një bazë logjistike të shpërndarjes së narkotikëve. Operacioni, i kryer nga Skuadra Fluturuese, përfundoi me arrestimin e tre shtetasve shqiptarë dhe sekuestrimin e mbi 21 kilogramëve hashash si dhe 45,500 eurove në para të gatshme. Si u zhvillua operacioniHetimet kishin identifikuar një apartament në Funo që dyshohej se shërbente si qendër për përgatitjen dhe shpërndarjen e drogës. Policët civilë ngritën një stacion vëzhgimi pranë godinës dhe rreth orës 16:00 vunë re një 20-vjeçar shqiptar që doli nga apartamenti dhe u nis drejt rrugës “Via San Giobbe”. Aty e priste bashkëpunëtori i...