Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Reflektime për librin “Fortesa e fundit: truri dhe mendja”/ Përderisa makinat mendojnë, çfarë na bën ende unikë?
Ka libra shkencorë që shkruhen për të përcjellë dije dhe ka të tjerë që qëndrojnë në kufirin e ndërmjetëm mes shkencës dhe letërsisë, si një dritare për të hapur horizonte të reja të të menduarit. I tillë është edhe libri më i ri i profesorit të nderuar, njeriut të dritës së dijes dhe autorit të shumë veprave të arrira, Ethem Ruka, “Fortesa e fundit: truri dhe mendja”, një ese që trajton me qartësi e thjeshtësi marrëdhëniet mes trurit, mendjes dhe zhvillimeve më të fundit teknologjike. Autori ndërthur të dhëna shkencore me reflektime filozofike. Megjithëse trajton një temë komplekse si funksionimi i trurit, Ruka e shpjegon me gjuhë të qartë, të thjeshtë dhe të rrjedhshme, duke e bërë librin të qasshëm dhe për ata, që nuk...