Berisha: Platforma e opozitës do të vendoset para kryeministrisë, kërkojmë largimin e dyshes më famëzezë të korrupsionit, Rama-Balluku

Berisha: Platforma e opozitës do të vendoset para kryeministrisë, kërkojmë largimin e dyshes më famëzezë të korrupsionit, Rama-Balluku

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, bëri të ditur se opozita do të vendosë “Platformën e saj të rezistencës” përpara godinës së Kryeministrisë, si pjesë e një aksioni politik që synon, sipas tij, largimin e “dyshes më famëzezë të korrupsionit në historinë e Shqipërisë”, Edi Rama dhe Belinda Balluku. Berisha sqaroi se platforma do të ketë karakter simbolik dhe do të shërbejë si pikë referimi për kërkesat e opozitës ndaj qeverisë. Ai theksoi se vendosja e saj përpara Kryeministrisë nuk është rastësore, pasi aty ndodhen si zyra e kryeministrit, ashtu edhe ajo e zëvendëskryeministres dhe ministres së Energjitikës, duke i cilësuar ata si përgjegjësit kryesorë të aferave korruptive në vend. Sipas Berishës, platforma do të vendoset në ditë të caktuara kryesisht...