Pas fletëthirrjes së SPAK për 21 Janarin, Berisha sqaron qëndrimin: Ja çfarë do të bëjë

Pas fletëthirrjes së SPAK për 21 Janarin, Berisha sqaron qëndrimin: Ja çfarë do të bëjë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pasi SPAK i ka dërguar një fletëthirrje për t’u paraqitur në kuadër të hetimeve mbi ngjarjet e 21 janarit 2011. Në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes së Grupit të PD-së, Berisha tha se nuk e marrë ende fletëthirrjen zyrtare, por theksoi se është i hapur për çdo hetim. Ish-kryeministri theksoi se ka kërkuar vazhdimisht hetim të plotë për ngjarjet e 21 janarit dhe përfshirjen e prokurorëve ndërkombëtarë në proces. Berisha: Nuk kam marrë asnjë fletëthirrje. Për faktin e thjeshtë se Alfred Greca, ua jep gazetarëve para se të ma çoj mua. Nuk kam asnjë problem. Unë kam kërkuar hetim, prokuror ndërkombëtar, kam kërkuar për ngjarjen. Nga 2013 që prokurorinë e ka në dorë Edi Rama, hetimin...