Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Si do vijojë aksioni opozitar? Gazetari jep detaje: Ja çfarë deklaruan deputetët
Ka përfunduar pas 4 orësh mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike të cilët në focus të diskutimeve kanë pasur vijimësinë e aksionit opozitar. Gazetari Ardit Hoxha raporton nga selia e PD-së se në rend dite përfshiheshin disa çështje lidhur me atë se çfarë duhet të bëjë PD në Parlament por dhe jashtë tij lidhur me aksionin e saj. “Kjo mbledhje ishte vijim i disa mbledhjeve të mëparshme të Grupit Parlamentar të PD-së, ku në fokus ishte aksioni i opozitës dhe qasja e PD-së në raport me Parlamentin. Ka pasur deputetë që kanë deklaruar dhe shprehen të mendimit se opozita duhet të shfrytëzojë maksimalisht të gjitha hapësirat që i janë dhënë nga mazhoranca në Parlament. Sipas tyre duhet të bëhet debat dhe duhet të diskutohen...