Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Sekretariati i Etikës ‘ndëshkon’ Berishën me përjashtim nga Kuvendi, ‘fal’ Ballën
sali berisha-taulant balla TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është përjashtuar me 10 ditë nga Komisioni i Etikës në Kuvendin e Shqipërisë. Vendimi u mor pas kërkesës së socialistëve, të cilët kërkuan përjashtimin e Berishës pas deklaratave të tij në Parlament për ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, në lidhje me projektligjin për barazinë gjinore. Socialistët argumentonin në kërkesë se Berisha Ka fyer ambasadorin e BE-së, dhe për këtë arsye kërkuan përjashtimin me 10, 30 apo 60 ditë nga punimet e Kuvendit. Çfarë deklaroi Berisha në Kuvend për Gonzaton? Sali Berisha në deklaratën e tij ndaj ambasadorit Gonzato, e akuzoi se po “imponon bindjet e tij personale” në lidhje me projektligjin për barazinë gjinore. "Një gazetar më tha se ambasadori Gonzato ka kërkuar votimin e ligjit, i...