Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Presidenti Begaj dekreton Ermal Dredhën si Ambasador të Shqipërisë në Zvicër
ermal dredha TIRANË- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar sot emërimin e Ermal Dredhës në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, me seli në Bernë, si dhe Ambasador jo rezident në Principatën e Lihtenshteinit. Me këtë detyrë të re, Dredha i rikthehet dhe njëherë diplomacisë. Që prej vitit 2016 deri në vitin 2023, ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa që prej vitit 2023 ka mbajtur postin e kryetarit të Bashkisë së Vlorës. “Presidenti Begaj dekretoi sot emërimin e zotit Ermal Dredha në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, rezident, dhe Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit,...