Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

Shqipëria do të luajë dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Botërorin 2026, ku në datën 13 nëntor, kuqezinjtë do të përballen fillimisht me Andorrën, e më pas do të presin Anglinë në “Air Albania” në datën 16 nëntor. Një fitore në Andorra, dhe një fitore e Anglisë kundër Serbisë, e kualifikon skuadrën tonë zyrtarisht për në “Play Off” të Kupës së Botës, aty ku do të ketë dy finale para se të shkojë në SHBA. Pasditen e djeshme, futbollistët e Kombëtares që kanë përfunduar angazhimin e tyre me klubet e tyre, kanë udhëtuar në drejtim të Barcelonës, aty ku edhe ku skuadra do të grumbullohet. Sakaq, paraditen e sotme pritet që grupi të plotësohet nën urdhërat e trajnerit Silvinjo dhe gjatë pasdites, do të zhvillohet...