Benet Beci pret Prefekten e re të Qarkut Shkodër, Holta Duda: Bashkëpunimi, rruga përpara për zhvillimin e qytetit

Benet Beci pret Prefekten e re të Qarkut Shkodër, Holta Duda: Bashkëpunimi, rruga përpara për zhvillimin e qytetit

Kronikë E Hënë, 10 Nëntor 2025 15:29 Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka pritur në zyrë Prefekten e re të Qarkut Shkodër, Holta Duda, në ditën e saj të parë zyrtare në detyrë. Në takim mori pjesë edhe zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hodaj, si përfaqësues i qeverisë. Gjatë bisedës, kryebashkiaku Beci i uroi sukses znj. Duda në detyrën e re dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të plotë institucional, me qëllim që të vijohen projektet në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit të Shkodrës. “E sigurova Prefekten për bashkëpunim të plotë institucional, për të vijuar me projekte të përbashkëta në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit të Shkodrës. Bashkëpunimi është rruga e vetme për të ecur përpara me ritmin që qyteti ynë meriton,”  u shpreh Beci./J.H/