Gjykata e Apelit liron ish-presidentin Nicolas Sarkozy

Gjykata e Apelit liron ish-presidentin Nicolas Sarkozy

Bota E Hënë, 10 Nëntor 2025 14:56 Gjykata e Apelit e Parisit ka urdhëruar lirimin e ish-presidentit francez, Nicolas Sarkozy, pas 20 ditësh burgim, duke e vendosur atë nën mbikëqyrje gjyqësore. Vendimi lidhet me dënimin e tij në çështjen e financimit të dyshuar libian të fushatës presidenciale të vitit 2007. Sarkozy u paraqit në seancë përmes video-konference nga burgu parizian. Zyra e Prokurorit Publik mbështeti kërkesën për lirimin e tij, duke argumentuar se: “Rreziqet e bashkëpunimit dhe frikësimit të dëshmitarëve justifikojnë lirimin nën mbikëqyrje gjyqësore”, tha Avokati i Përgjithshëm, Damien Brunet. Ish-presidenti e përshkroi përvojën e tij në burg si jashtëzakonisht të vështirë: “Koha ime në burg është shumë e vështirë dhe rraskapitëse, një makth. Është e vështirë për çdo të burgosur, por për mua...