Pas sherrit në Këshillin bashkiak në Pogradec/ Flet qytetari : “Kjo punë nuk mbetet me kaq”

Pas sherrit në Këshillin bashkiak në Pogradec/ Flet qytetari : “Kjo punë nuk mbetet me kaq”

Kevi Muçllari, banor i Çërraves që u përfshi në konflikt gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak në Pogradec, ka treguar detajet mbi ngjarjen. Në një prononcim për mediat ai thotë se momenti i acarimit erdhi pasi Këshilli miratoi listën e sipërfaqes së tokës në Çërravë, që mund të jepen me qira, teksa shton se banorët u kërcënuan nga këshilltari Engjëll Shyti. Muçllari u shpreh se banorët dhe përfaqësuesit e tyre nuk do ta lënë çështjen me kaq, duke paralajmëruar ndjekje ligjore. Siç e patë edhe vetë pati një moment tensioni sepse Engjëll Shyti, këshilltar u ngrit dhe na kërcënoi për shkak te asaj që thashë unë, moment acarimi, tensioni. Kuptohet pas miratimit të vendimit që ne ishim totalisht kundër. Kryetari i bashkisë tha ‘këto janë teka, kjo...