Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Arrestohen 2 persona në Tiranë, morën peng dhe dhunuan një 27-vjeçar për para
Policia ka arrestuar dy të rinj dhe ka shpallur në kërkim tre të tjerë, të dyshuar se kanë marrë peng dhe dhunuar një 27-vjeçar për t’i marrë 5 mijë euro. Ngjarja ka ndodhur në një apartament, ku viktima është mbajtur për disa orë nën kërcënim dhe dhunë fizike, derisa ka dorëzuar shumën e parave. Më pas, autorët e kanë kanosur sërish për t’u marrë një shumë tjetër. Në pranga kanë rënë 24-vjeçarët L. K. dhe A. N., ndërsa në kërkim janë shpallur tre bashkëpunëtorët e tyre: K. N., 23 vjeç, M. M., 21 vjeçe dhe S. C., 25 vjeçe. Gjatë kontrolleve në banesën e njërit prej të arrestuarve, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, si dhe 5 mijë euro, që...