Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
U arrestua nën dyshimin për spiunazh me Serbinë, gjykata zgjat paraburgimin për analistin…
Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar edhe për dy muaj të tjerë paraburgimin Fatmir Shehollit, i cili dyshohet për spiunazh kundër shtetit. Mirlinda Gashi, zëdhënëse e kësaj gjykate, tha të hënën për Radion Evropa e Lirë se gjykatësi ia pranoi kërkesën prokurorëve që Sheholli të mbahet në paraburgim derisa autoritetet po kryejnë hetime ndaj tij. Sheholli u arrestua në fillim të tetorit në Prishtinë dhe, deri tani, prokuroria nuk ka dhënë shumë hollësi rreth tij apo për atë se për kë dyshohet të ketë spiunuar ai. Megjithatë, në ditën e arrestimit të tij, ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, la të kuptohej se ai mund të ketë spiunuar për Serbinë. “Mbesim të përkushtuar të mbrojmë vendin tonë nga të gjitha qarqet që nuk hezitojnë ta rrezikojnë atë për çfarëdo...