VIDEO- Dhunuan dhe morën peng 27 vjeçarin për 5 mijë euro/ Pranga 2 të rinjve, shpallen në kërkim 3 të tjerë

VIDEO- Dhunuan dhe morën peng 27 vjeçarin për 5 mijë euro/ Pranga 2 të rinjve, shpallen në kërkim 3 të tjerë

Rrëmbyen dhe dhunuan një 27-vjeçar për të përfituar 5 mijë euro, arrestohen dy të rinjtë! Shpallen në kërkim tre të tjerë  Dy persona janë arrestuar, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi dyshohen se kanë rrëmbyer dhe dhunuar një 27-vjeçar, me qëllim përfitimin e një shume prej 5000 eurosh.  Njoftimi i policisë  DVP Tiranë/Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni i koduar “Kufizimi”.  I hoqën lirinë për disa orë, një 27-vjeçari, dhe e dhunuan fizikisht atë, në një apartament, që t’iu jepte 5000 euro, identifikohen 5 shtetas. Vihen në pranga 2 prej tyre, shpallen në kërkim 3 bashkëpunëtorët.  Vihet në pranga dhe babai i njërit prej të arrestuarve, pasi iu gjet në...