Pse po i mungon modestia njeriut të sotit, e sidomos atyre që janë pasuruar brenda natës…

Pse po i mungon modestia njeriut të sotit, e sidomos atyre që janë pasuruar brenda natës…

Nga Alma N. Liço Modestia… sa i munguar ky tipar njerëzor ne realitetin e sotëm. Nuk kam parasysh modestinë e sforcuar, atë që ta detyron varfëria ose pamundësia për të patur kontroll mbi jetën tënde, atë që të ul kokën, por që ndërkohë të mllefos për diferencat e stërmëdha jetike qe te rrethojnë.Ajo që për mua është mungesë e mirëfilltë modestie-përulësie lidhet me të pasurit, me të fuqishmit, me ata që kanë në dorë fatë njerëzore. Të pasuruar në kohe rekord, me merita të dyshimta ose aspak të tilla, ata e shkëpusin veten nga realiteti dhe domethënia e ashpër se çfarë do të thotë te jetosh me të ardhura 400-500 euro në muaj.Shfaqen ekraneve gjithë pompozitet, dhe japin këshilla si duhet të ushqehesh, si duhet...