Sulmet ndaj Ambasadorit Gonzato, Berisha përjashtohet 10 ditë nga Kuvendi/ Rrëzohet kërkesa e PD për Ballën 

Sulmet ndaj Ambasadorit Gonzato, Berisha përjashtohet 10 ditë nga Kuvendi/ Rrëzohet kërkesa e PD për Ballën 

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën u mblodh sot për të shqyrtuar dy kërkesa, të grupit të PD që kërkon masë disiplinore për Taulant Ballën, dhe kërkesën e PS që kërkon masë disiplinore për Sali Berishën. Është vendosur që Sali Berisha të përjashtohet 10 ditë nga punimet e Kuvendit. Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste kërkoi përjashtimin e Sali Berishës nga Kuvendi me 30 ditë, pas deklaratës që kreu i PD bëri për qëndrimin e ambasadorit Silvio Gonzato ndaj ligjit për barazinë gjinore. Ndërsa kërkesa e PD për Taulant Ballën është rrëzuar. PD kërkoi përjashtimin e tij me argumentin se ka përdorur “gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputetëve të opozitës”. Top Channel